Rama reagon për protestën e studentëve

schedule13:02 - 5 Dhjetor, 2018

schedule 13:02 - 5 Dhjetor, 2018

Për protestën e studentëve ka reaguar Kryeministri Edi Rama. Pyetjes së një komentuesi që i shkruan në faqen e tij në rrjetin social facebook shefi i qeverisë i përgjigjet me pyetje; “A jeni ju dakord që t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit për studentët ngelës?“. Kryeministri vetë thotë se nuk është dakord.

Ndërkohë shprehet se nuk ka rritje tarifash që nga viti 2014, ndërsa sqaron se ato nuk vendosen nga  Ministria e Arsimit, por universitetet. “Po ka zhurmë kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjeçar”-mbyll reagimin e tij kryeministri Edi Rama. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!