Tetë persona humbën jetën pas përplasjes së një avioni të vogël pasagjerësh në rajonin e Khabarovsk, në lindje të Rusisë. Lajmi u konfirmua nga agjancia ruse e lajmeve Tass. I vetmi i mbijetuar është një fëmijë i vogël tre vjeç, në bordin e avionit ndodheshin dy pilotë dhe shtatë pasagjerë. Fëmija ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën. Avioni i nisur nga Khabarovsk ishte drejtuar për në Nelkan, një mijë kilometra larg. Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur arsyet e aksidentit./abcnews.al