Disa muaj pas kërkesës për divorc, Kim Kardashian dhe Kanye West i shokuan të gjithë kur u shfaqën së bashku në eventin e Kanye “Donda”.
Kim u ngjit në skenë pranë reperit, e veshur me një fustan nusërie duke rikrijuar dhe një herë momentin e martesës së tyre.
❤️ #Donda pic.twitter.com/BqEFUAaqe4
— Apple Music (@AppleMusic) August 27, 2021
Megjithatë, burime për TMZ i kanë hedhur poshtë lajmet për një ribashkim të dyshes së famshme.
“Ata do të mbështesin përherë njeri- tjetrin si një familje, por nuk janë kthyer bashkë. Kim dhe Kanye kanë një marrëdhënie miqësore. Ata thjesht po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit, tensioni është ulur dhe ata janë miq të mirë tani”, ka thënë burimi.
Ndërkohë, burime nga njerëz të muzikës thonë se West po organizon një shfaqje të madhe me performanca të jashtëzakonshme, në një përpjekje për të çuar shitjet e albumit të tij mbi ato të armikut të tij, Drake./abcnews.al

