Disa anëtarë të udhëheqjes talebane thuhet se kanë mbërritur në aeroportin e Kabulit dhe kanë folur me gazetarët në pistë.
Agjencia e lajmeve AFP citoi zëdhënësin e talebanëve Zabihullah Mujahid të ketë thënë: “Urime Afganistanit … kjo fitore na përket të gjithëve”.
“Ne duam të kemi marrëdhënie të mira me SHBA dhe botën. Ne mirëpresim marrëdhënie të mira diplomatike me të gjithë ata,” shtoi ai.
Ndërkohë që sot është afati i fundit i SHBA për t’u tërhequr përfundimisht nga Afganistani, pas 20 vitesh qëndrim. g.v/abcnews.al