Nedim Bajrami më në fund ka arritur të plotësojë dëshirën për të luajtur me Shqipërinë, pasi FSHF e ndihmoi të fitonte gjyqin në CAS dhe të mbronte ngjyrat e flamurit tonë. Bajrami ka reaguar në rrjetet sociale dhe ka treguar ëndrrën e madhe të realizuar sot.
POSTIMI – Më në fund, ëndrra ime, e familjes time dhe gjyshërve të mi u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe kombin shqiptar. Jam shumë i gëzuar dhe dua të falënderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës, me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë, që më kanë shkruar dhe telefonuar.
Një falënderim i veçantë shkon për FSHF, që ia doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot, përbetohem që do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! Shihemi së shpejti! /abcnews.al