Uragani “Ida” në SHBA ka lënë mijëra banorë pa strehë dhe energji elektrike pas stuhisë që shkaktoi duke marrë përpara cfarëdo që i doli. Shtëpi të shkatërruara, pemë të shkulura, shtylla të rrëzuara dhe kaos. Kjo është panorama e gjendjes në New Orleans. Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards i cilësoi dëmet katastrofike. Me erërat që arritën shpejtësinë prej 230 kilometrash në orë, “Ida” konsiderohet uragani i pestë më i fortë që ka goditur territorin e Shteteve të Bashkuara deri më tani.
Pemë të shkulura dhe përmbytje, pamjet e shkatërrimit që la pas uragani në SHBA
schedule21:58 - 30 Gusht, 2021
schedule 21:58 - 30 Gusht, 2021