Me kostum në pistën e vallëzimit, ministri britanik filmohet duke kërcyer tekno

schedule17:27 - 30 Gusht, 2021

schedule 17:27 - 30 Gusht, 2021

Një nga ministrat e  Boris Johnson në Britaninë e Madhe është filmuar duke treguar talentin e tij në kërcim në një klub nate në Aberdeen. I veshur me kostum, pa kollare dhe mesa duket i vetëm, ministri Michael Gove shihet në pistën e vallëzimit duke kërcyer në orët e para të së dielës.

Klubi në fjalë kishte organizuar një mbrëmje me muzike tekno dhe “jungle” dhe postuan një video në mediat sociale në të cilën shfaqet dhe Gove.

Adam Taylor, menaxher i “Pipe” tha për agjencinë e lajmeve PA: “E pyeta nëse donte të ngjitej lart nëse i pëlqente që të kërcente, i shpjegova që është muzikë goxha e gjallë…Ai më tha se i pëlqen shumë të kërcejë.”

Sapo u ngjit në katin e dytë të lokalit, Gove u përfshi nga muzika dhe nisi të kërcejë. /abcnews.al/