Studentët e Politeknikut kundër rritjes e tarifave për provimet e mbartura

schedule15:02 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 15:02 - 4 Dhjetor, 2018

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Arkitekturës dhe Urbanistikës kanë protestuar kundër tarifave të arsimit. Me thirrje dhe brohoritje revolte, studentët kundërshtojnë pagesën e vendosur për çdo provim të mbartur, që kap shifrën 6,000 lekë të reja. Ky tarifim vjen pas rritjes së tarifës vjetore për studentët, sipas të cilëve ata sot janë më të varfër se katër vjet më parë, kur edhe ndryshoi ligji për arsimin e lartë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!