Kërkon të bëhet si David Beckham, shkon te “Doktor Plastik” dhe Klinika Anassa

schedule21:34 - 29 Gusht, 2021

schedule 21:34 - 29 Gusht, 2021

Gjergji Rebi ka qenë personazhi i episodit të kësaj të diele në “Doktor Plastik”. Gjergji një i ri 30 vjeçar, ka një rënie të parakohshme të flokëve.

Madje për shkak të mungesës së tyre, për pak ka rrezikuar edhe njohjen me bashkëshorten, e cila e refuzonte një takim me të duke menduar se Gjergji ishte shumë më i madh nga mosha që kishte në të vërtetë. Një tjetër nxitës për t’iu drejtuar “Doktor Plastik” ishte vëllai i tij, i cili ndryshe nga Gjergji, ka flokë të dendur dhe me kaçurrela.

Një fans i vjetër i Doktor Plastik, Gjergji prej kohësh kishte dashur të bëhej pjesë e emisionit. Më në fund ai realizon ëndrrën e tij për tu bërë me flokë duke realizuar mbjellje flokësh me metoden FUE në Klinikën Anassa.

Dëshira e tij e dytë, ishte që pasi të mbillte flokët të bënte një model flokësh si David Beckham. A ia arriti vërtetë të dukej si idhulli i tij? Ju ftojmë të ndiqni episodin e plotë në linkun

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!