“Ka probleme me pubalgjinë”, Ivan Balliu “shërohet” dhe është titullar në LaLiga

schedule20:40 - 29 Gusht, 2021

schedule 20:40 - 29 Gusht, 2021

Ivan Balliu është titullar në ndeshjen që Rayo Vallecano po luan kundër Granada, çka konfirmon mungesën e dëshirës për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare.

Trajneri Reja, në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të FSHF, shpjegonte se mbrojtësi i djathtë ishte i dëmtuar.

“Risia ishte Ivan Balliu, i cili luan në La Liga me Rayo Vallecano dhe po paraqitet shumë mirë në fillim sezoni. Mendova ta rikthej në listë, por dje dolëm në telefon dhe nuk është mirë fizikisht.

Më tha se ka probleme me pubalgjinë dhe ka inflamacion të aduktorëve. Për këtë arsye nuk është ende në kushtet e duhura.

Gjithsesi, e kemi lënë që të flasim sërish për të parë nëse kemi mundësi ta grumbullojmë”, deklaronte Reja. Shqipëria është grumbulluar në Poloni para ndeshjes së 2 shtatorit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!