Napoli i përgjigjet Interit dhe Lazios, duke fituar ndeshjen e dytë në kampionat. Skuadra e Spalleti mposhti në transfertë Genoa me rezultatin e ngushtë 2-1.
Napolitanët e nisën ndeshjen në sulm dhe tentuan të shënojnë, por goli vonoi deri në fundin e pjesës së parë. Fabian Ruiz ishte ai që ndëshkoi Genoan dhe pjesa e parë u mbyll 0-1.
Genoa u mundua të reagojë dhe shënoi në fillim të pjesës së dytë, por VAR dalloi një faull të Pandev. Gjithsesi vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan me Andrea Cambiaso.
Napoli rinisi sulmet dhe Mario Rui dha krosimin përfekte për Andrea Petagna, i cili nuk fali brenda zone, duke shënuar golin që i dha Napolit fitoren. Takimi tjetër i Serie A, Sassuolo-Sampdoria, përfundoi me rezultatin e barabartë 0-0. /abcnews.al