Policia e Vlorës ka kapur një person i cili ishte në kërkim për një tentativë vrasjeje. Ai është Erjon Çeloaliaj 29 vjeç nga Orikumi. I vendosur me masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Vlorës ai kishte dy vjet në kërkim. Policia kishte marrë informacion në rrugë operative për vendndodhjen e tij dhe arrestimi u bë në lagjen “Pavarësia”.
Çeloaliaj akuzohet si autor i ngjarjes së ndodhur më 27 Korrik të 2016-ës, ku në bulevardin e Orikumit ka tentuar të vrasë me mjete prerëse shtetasin M.A. /abcnews.al

