Shpat Kasapi dhe Sejvie Jao janë më të lumtur se kurrë pasi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e shumëpritur e dha Shpati me rastin e ditëlindjes së partneres së tij, duke konfirmuar spekulimet që qarkullonin prej ditësh.
Dyshja janë mjaft aktivë në rrjete sociale, teksa ndajnë momente pranë njëri-tjetrit. Selvija ka ndarë së fundmi një foto nga pushimet që po kalojnë së bashku. “E lumtur qe ekziston ne jeten time o krejt jeta ime.”, shkruan krahas fotos ku shihet në krahët e Shpatit.
/abcnews.al