Zyrtarizime te Kastrioti, firmosin dy qendërmbrojtës të ri

schedule17:47 - 28 Gusht, 2021

schedule 17:47 - 28 Gusht, 2021

Kastrioti vazhdon të zyrtarizojë afrimet në ekip. Sërish të rinj, që luajnë në repartin e prapavijës, janë ata që do të jenë nën urdhrat e trajnerit Ramazan Ndreu.

Nga Dinamo është marrë Endri Reçi, kurse pas një huazimi te Tomori, shkodrani Enes Isufi rikthehet në Superiore dhe tani do jetë pjesë e krutanëve.

“Enes Isufi dhe Endri Reçi janë dy afrimet e radhës të Kastriotit. Të dy lojtarët, pas marrëveshjes së arritur me drejtuesit, janë prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit.

Isufi vjen pas eksperiencave me Vllazninë, Luftëtarin dhe së fundmi Tomorin, ndërsa Reçi ka qenë për disa sezone pjesë e Dinamos.

KS Kastrioti ju uron mirëseardhjen të dy lojtarëve dhe përfaqësim sa më dinjitoz me fanellën tonë”, shkruhet në njoftimin e Kastrioti në rrjetet sociale. / abcnews.al