Atraksionet verore të Vlorës, gjiret më të bukura të bregdetit

schedule17:03 - 28 Gusht, 2021

schedule 17:03 - 28 Gusht, 2021

Nisim udhëtimin tonë me këtë anije ku nuk mungon alegria e pushuesve, ndërsa sigurinë na e jep kapiteni I saj.

“Është sa e vështirë edhe e bukur. Ka përgjegjësi shumë. Duhet tu ofrosh siguri njerëzve. Ka prej 2005 që e bëjë këtë punë. Është e bukur si punë. Kryesisht janë shqiptarë dhe ka pak të huaj për shkak të pandemisë. Kërkojnë informacion për Ishullin e Sazanit. Kapiteni është si udhëheqës shpirtëror u ofron sigurinë. Ka plotë argëtim dhe njerëzit kënaqen e lahen në ujërat e Sazanit.”

Ka dhe nga ata pushues që i vizitojnë për herë të parë, Sazanin, Shpellën e Haxhi Alisë dhe Karaburunin.

Udhëtimi ynë përfundoi në Karaburun. Pushuesit aventurierë bënë dhe plazh në ujërat e kristalta.

Ndërsa gjatë kthimit për në breg, bashkë udhëtarët tanë dhanë përshtypjet e tyre për këtë udhëtim:

“Deti është shumë i mirë. Më ka pëlqyer dhe prandaj u ktheva”

“Është hera e parë më pëlqeu.”

“Sa herë që vijë në Vlorë. Do ta le Tiranën për Vlorën. Më pëlqen deti pastërtia gurët.”

“Hera e tretë më pëlqen shumë. Më tërheq deti pastërtia ajri”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!