Propozoi t’i vendosej parkut emri i vëllait të Musolinit, jep dorëheqjen deputeti italian

schedule21:22 - 27 Gusht, 2021

schedule 21:22 - 27 Gusht, 2021

Një ligjvënës italian i së djathtës ekstreme ka dhënë dorëheqjen pasi propozoi të riemërtonte një park publik me emrin e vëllait të Benito Musolinit.

Claudio Durigon konfirmoi se kishte dhënë dorëheqjen si nënsekretar i Lega për ekonominë pas një takimi me udhëheqësin e partisë Matteo Salvini. Dorëheqja e tij vjen pas dhjetë ditëve kritikash të forta.

Ai propozoi të ndryshonte emrin e një sheshi në qytetin bregdetar të Latinës në atë të Arnaldo Musolini, vëllait më të vogël të diktatorit fashist Benito Musolini. Sheshi në fjalë u ndërtua fillimisht nga Musolini pasi ai thau kënetat e Pontinës dhe e quajti Arnaldo Mussolini, si i vëllai,  por aktualisht mban emrin e Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, dy magjistratëve të prokurorisë kundër mafies të cilët u vranë nga Cosa Nostra në 1992.

Ndërsa propozimi i deputetit solli zemërim. Në deklaratën e tij të dorëheqjes Durigon tha: “Unë kurrë nuk kam qenë fashist, por më vjen keq”. Ai u kërkoi falje viktimave të mafias dhe të afërmve të tyre. g.v/abcnews.al