Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Brdaric: Ende dhemb titulli, Superkupën e merr Vllaznia! Merkato? Ka një surprizë

schedule16:09 - 27 Gusht, 2021

schedule 16:09 - 27 Gusht, 2021

Vllaznia përballet nesër me Teutën prej orës 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. Trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric, ka folur para mediave ditën e sotme: “Ne e dimë shumë mirë kush është Teuta. Bëhet fjalë për ekipin që ka fituar kampionatin vitin e kaluar dhe ne jemi shumë të motivuar për të marrë maksimumin nga ndeshja.”

“Ne do mundohemi të jemi në gjendjen më të mirë nesër, të japim maksimumin dhe në fund tifozët tanë të jenë krenar për paraqitjen që ne do të bëjmë. Padyshim që do të ketë ndryshime. Vitin e kaluar ne patëm një paraqitje mjaft të mirë, por këtë vit do të jetë ndryshe. Gjithsesi të jemi gati. ”

“Titulli i humbur? Dhemb pak akoma, por është një kapitull i ri. Të gjithë tifozët do kenë një ndeshje mjaft të bukur nesër. Mund të themi që do të përballen dy nga ekipet më të mira të vitit të kaluar, që sigurisht do të jenë pretendente edhe sivjet. Sigurisht të gjithë do të kenë çfarë të shohin, por ne do mundohemi që tifozët e Vllaznisë t’i bëjmë sa më të lumtur.”

“Rikuperimi i kapitenit? Me sinqeritetin më të madh, jam shumë i lumtur që Gurishta është këtu me ne, sepse ai është jo vetëm kapiten, por  edhe shtyllë e skuadrës. Është gjëja më e mirë që mund të kishim që ai të ishte këtu me ne. Të gjithë janë të gatshëm, por kur të jemi dhe më në formë do të jemi akoma dhe më mirë”.

“Duhet të mundohemi që të bëjmë punën më të mirë për vetën tonë si fillim. Për mua është më e rëndësishme të japim maksimumin, të jemi të përqendruar, të fokusuar dhe më pas frytet e punës sonë do të shihen me kalimin e kohës, gjatë gjithë sezonit”,

“Kemi punuar mirë në merkato. Ndoshta do të kemi një surprizë në ditët e ardhshme, por nuk mund të flas akoma. Gjithsesi unë jam shumë i përqendruar për ndeshjen e nesërme. Pastaj do shohim për javën tjetër. Trofeu? Sigurisht që trofeu do vijë nesër në Shkodër”, tha në përfundim Brdaric. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!