Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i 58-vjeçarit Sokol Çelaj në Malësinë e Madhe gjatë mbrëmjes së djeshme.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli raporton se 58-vjeçari që u vra në Malësinë e Madhe shumë pranë banesës së tij, kishte një të kaluar të errët. Çelaj ka punuar në polici vite më parë dhe në vitin 1989 ka vrarë një person me armën e shërbimit. Gjykata asokohe e konsideroi vrasjen nga pakujdesia dhe Çelaj ka bërë rreth 6 vite burg, për të shkuar më pas në Angli. Megjithatë raportohet se konfliktet mes dy familjeve u shuan dhe gjaku u fal. Kështu policia ende nuk ka një pistë kryesore për të cilën po heton.
LEXO EDHE: E ekzekutuan me kallash afër banesës, ky është Sokol Çelaj që u vra mbrëmë në Malësinë e Madhe
Nga Anglia viktima ishte kthyer vetëm pak ditë më parë, ndërsa në momentin e ekzekutimit, në makinë me të ka qenë edhe bashkëshortja e tij. /abcnews.al/