Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjedhjet vendore, Ministria e Brendshme publikon listën paraprake

schedule12:57 - 3 Dhjetor, 2018

schedule 12:57 - 3 Dhjetor, 2018

Ministria e Brendshme publikon ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet vendore, të datës 30 Qershor 2019. Procesi do vijojë në mënyrë periodike, duke shmangur problematikat e verifikuara në të kaluarën.

Ka nisur puna për listën e zgjedhësve për vendoret e 30 Qershorit të vitit të ardhshëm. Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listës zgjedhore, sipas të cilës, të drejtën e votës e kanë 3 milionë e 549 mijë e 909 shtetas. Po sipas listës së gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, 50.5% e zgjedhësve janë meshkuj e 49.4% janë femra. Sipas ligjit, kjo listë, nga e cila janë hequr të burgosurit e ata mbi 100 vjeç, do verifikohet nga zyrat vendore të gjendjeve civile, të cilat sipas brenda 4 Dhjetorit kanë detyrimin të publikojnë listat e para të zgjedhësve.



Nga lista janë hequr emrat e 1.264 personave që vuajnë dënimin në burgje, sipas përcaktimeve të ligjit, në kuadër të “Dekriminalizimit”, si dhe janë hequr 1.309 emra të shtetasve mbi 100 vjeç. Sipas Ministrisë së Brendshme, procesi do vijojë në mënyrë periodike për të patur një listë sa më të plotë zgjedhore, duke shmangur në maksimum problematikate  e verifikuara në të kaluarën. Ministria e Brendshme thotë se ka objektiv sigurimin e një liste sa më të plotë zgjedhore, që do të garantojë të drejtën e votës për çdo shtetas me të drejtë vote, duke shmangur në maksimum problemet e verifikuara në të kaluarën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!