Theo Hernandez grumbullohet më në fund në kombëtaren e Francës, pas një injorimi të gjatë nga trajneri i kampionëve të Botës, Didier Deschamps.
Lajmin e bën të ditur vetë kombëtarja e Francës, që ka zbuluar 24 lojtarët e thirrur për sfidat e radhës për eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm.
Një lajm i madh për milanistët, që kanë këmbëngulur kaq shumë ta shohin benjaminin e tyre mes yjeve të Francës. Kjo është hera e parë që Hernandez grumbullohet me Francën. /abcnews.al