Kryeqyteti italian, Roma nuk është përfshirë në listën e ngushtë të pesë qyteteve italiane që konkurrojnë për të mirëpritur festivalin Eurovision 2022.
Lajmin e kanë dhënë vetë organizatorët, shkruan Wanted in Rome.
Në listën e ngushtë përfshihen Milano, Bolonja, Rimini, Pesaro dhe Torino, të cilët po konkurrojnë për t’u zgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 66-të të Eurovisionit vitin e ardhshëm.
Nuk dihet ende pse Roma nuk arriti të hyjë në listën e ngushtë, megjithatë qytetet kandidate pritet të plotësojnë një sërë kërkesash të përcaktuara qartë.
Këto përfshijnë të kesh një aeroport ndërkombëtar jo më larg se 90 minuta nga qyteti dhe më shumë se 2,000 dhoma hoteli në afërsi të vendit, të cilat duhet të jenë të mbuluara, të pajisura me ajër të kondicionuar dhe salla të kenë një kapacitet prej minimum 8,000 -10,000 spektatorësh.
Kujtojmë që festivali po mbahet në Itali për herë të parë në tri dekada pasi grupi i Romës, Maneskin fitoi edicionin e sivjetmë në maj me këngën “Zitti e buoni”./abcnews.al