Vitet e fundit dhe me të gjithë trajnerët në stol, pas largimit të Pogba dhe Vidal, mesfusha ka qenë gjithmonë pika e diskutimit te Juventusi.
Mbiemri i propozuar për drejtuesit e Juventusit është një njohje e vjetër e Allegrit që në ditët kur drejtonte Milanin: Axel Witsel, sot pronë e Borussia Dortmund.
Belgut, i cili është kthyer në Bundesliga pas përvojës së tij në Kinë, i skadon kontrata pas një viti dhe këtë verë mund të vishet bardhezi.
Weston McKennie mund të kalojë në Premier League këtë verë dhe Juventus ka zgjedhur yllin e Belgjikës për ta zëvendësuar. Ardhja e Witsel në Torino nuk ka faturë të kripur. /abcnews.al