La 18-vjeçaren të vdekur në derë të spitalit, gjykata vendos për Dardan Krivaqën

schedule14:30 - 25 Gusht, 2021

schedule 14:30 - 25 Gusht, 2021

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka pranuar kërkesën e prokurisë për caktimin e masës së paraburgimit një muaj ndaj Dardan Krivaqës, i akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani me të cilën ishte martuar prej dy muajsh.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, “se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e tij.

Me dashje, në mënyrë mizore për motive të ulëta, një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunën psikike, pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën kritike, derisa e ndjera ka ndërruar jetë, ndërsa i pandehuri A.S. gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, e i cili edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, gjegjësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas të njëjtën e dërgojnë dhe e lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit ikin në drejtim të panjohur”, njofton gjykata. m.v/abcnews.al