OMONIA e Korcës ka bërë një deklaratë për vrasjen e Kostandin Kacifas në Bularat. Kreu i OMONIA-s Ligoraq Karamelo tha se vrasja e Kacifas është ngjarje tragjike dhe e shëmtuar. Kërkojmë nga shteti shqiptar të zbardhet e vërteta. Sipas Karamelos, policia tejkaloi kompetencat dhe shkeli të drejtën e jetës së një qytetari të minoritetit grek, ndaj duhet transparence për ecurinë e hetimeve të vrasjes së Kacifas dhe shkaqet pse ndodhi ngjarja. Karamelo gjithashtu tha se kërkojmë sqarime nga Ministria e Brendshme dhe e jashtme, për vendimin ekstrem të shpalljes non grata të eurodeputetes qipriote Theoharos dhe 52 personave të tjerë. /abcnews.al
Korçë, Omania deklaratë për Kacifan, kërkojmë hetime për ngjarjen
schedule13:52 - 2 Dhjetor, 2018
schedule 13:52 - 2 Dhjetor, 2018