Avokati nga Kosova Besnik Berisha, ka paralajmëruar se i dyshuari kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaca mund të kryejë vetëvrasje.
Pqërmes një postimi në Facebook, Berisha tha se këtë deklaratë po e bën në bazë të profilit të Dardan Krivacës.
“Le të mbetet këtu; Nga ajo që pame e lexuam për profilin e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj, një dite mund të kemi edhe një vet-gjykim. Me besoni se “burrat” si Dardan Krivaca qelinë gjate nuk e durojnë dhe jo rralle vetes dënimin ia shqiptojnë. Qofsha i gabuar!”, shkroi Berisha.
Dardan Krivaca u arrestua sot pas dy ditësh në arrati. Ai dyshohet se ka vrarë bashkëjetuese, duke e rrahur e keqtrajtuar mizorisht.