Kastro Zizo: Alkooli, armiku im më i madh

schedule18:18 - 1 Dhjetor, 2018

schedule 18:18 - 1 Dhjetor, 2018

Metamorfoza e Kastro Zisos, ndarja e tij nga alkooli dhe bashkëpunimi me këngëtaren e re Su startoi këtë të shtunë emisionin “Thumb”. Gazetarja e emisionit shkoi deri në Dajt për të parë nga afër prapaskenat e çmendura të klipit të dytë të Kastro Zizos në bashkëpunim me këngëtaren e re Su.

Kastro shprehet se kishte nevojë për më shumë jetë e hapësirë dhe prandaj zgjodhën këtë destiancion për xhirimet e klipit.

Përveç detajeve nga projektet muzikore ai ka folur dhe për disa fakte më personale, si për shembull, që alkooli në këtë moment është armiku i tij më i madh. Pasi i vihet në dukje fakti se ai gjatë gjithë realizimit të emisionit dhe xhirimeve të videoklipit, nuk ka pirë fare, as edhe një birrë, ndryshe nga sa qarkullojnë zërat, ai thotë:“Në fakt kam pas pirë sa i kam luajtur fenë, edhe në “orar të punës”, megjithatë u bënë goxha kohë që unë nuk kam marrdhënie të mira me alkoolin, madje s’kam marrëdhënie fare. “Madje tani kam filluar të shijoj, të parit të tjerëve që të pijnë. I them të pinë në syrin tim, që të më shërbejë dhe mua si sprovë”.

Ai rrëfen gjithashtu se vjen nga një moment pastrimi total, mendor dhe fizik e për këtë arsye, alkooli është armiku i tij më i madh momental.

Këngëtari Kastro Zizo kohët e fundit ka qenë më aktiv se kurrë në muzikë, duke publikuar 3 këngë për një kohë të shkurtër, ndërsa Su ka dashur gjatë gjithë jetës që të bëhet këngëtare./abcnews.al