Familjarët do të dërgojnë sot pasdite për në banesën e fundit 18-vjeçaren Marigona Osmani, e cila u la pa shenja jete në hyrje të spitalit nga bashkëjetuesi i saj dhe një person tjetër pasi e kishin dhunuar për dy ditë me radhë.
“Nesër bëhet varrimi, tri ditë zgjatë e pamja, dhimbja është e madhe por nuk dina se çka bëjmë”, tha ai dje për Gazeta Express.
Policia është në kërkim të bashkëjetuesit të Marigonës, Dardan Krivaqas, i cili është i dyshuari kryesor për keqtrajtimin e saj. Babai i Marigonës tha se vajza kishte qenë vazhdimisht nën presion nga Dardan Krivaqa dhe se ai e keqtrajtonte. /abcnews.al