Në zonën e Nikaj Mërturë studiuesi Mark Palnikaj ka identifikuar 106 kisha mesjetare. Studiuesi thotë se cdo gjë e fakton me dokumenta nga Vatikani dhe me pas ai i ka konkretizuar në terren duke i identifikuar me emrat përkatës. Nga ana tjetër ai bën thirrje Insitutit të monumenteve të kultures për të bërë gërmime arkeologjike në këtë zonë të thellë malore, por me vlera të vecanta të kultures mesjetare.
Studiuesi Mark Palnikaj prej vitesh kërkon në arkivat e Vatikanit kryesisht për zonën Nikaj-Mërtur. Ai thotë se ka zbuluar 106 kisha mesjetare në këtë zonë, ai nuk është mjaftuar vetëm nga dokumenat arkivorë, por ai i ka identifikuar edhe në terren.
Paklnikaj thote se është domosdoshmeri gërmimi dhe mbrojtja e këtyre kishave nga Insituti i Monumenteve të Kulturës.
Dokumentat e Vatikanit dëshmojnë në aspektin historik, bashkëpunimin e Lekë Dukagjinit me Skënderbeun,
sipas dokumentave siguruar nga studiuesi, dalin në pah edhe vlerat e pasurisë shpirtërore kryesisht ajo Eposit të Kreshnikëve.
Nga ana tjetër kjo zonë nuk u administrua kurrë nga Turqit dhe këtë e fakton me dokumenta
Studiues të fushave të ndryshëm të historisë, folklorit Arkeologjisë janë bëre bashkë në simpoziumin 550 vite Nikaj – Mërturë duke nxjerrë në pah vlerat historike, natyrore dhe ato kulturore. /abcnews.al

