U ekzekutua pronari, dalin pamjet nga lokali ku u hap zjarr me breshëri në Lushnje

schedule22:56 - 23 Gusht, 2021

schedule 22:56 - 23 Gusht, 2021

Pronari i bar “Pedonale” në Lushnje Bledar Muça u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në lokalin e tij në qendër të qytetit.

Plumbat i morën jetën në vend pronarit, i cili është baba i një fëmijë, ndërsa 5 persona të tjerë u plagosën duke u transportuar në spital. Lajmi konfirmohet për Abcnews.al nga drejtori i spitalit të Lushnjes, Perin Vogli.

Në momentin që autorët kanë hapur zjarr nga një makinë tip “Golf” lokali ka qenë i mbushur plot me njerëz./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!