Bledar Muça, pronari i lokalit “Bar Pedonale” në Lushnje ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme gjatë një atentati me kallashnikov në lokalin e tij.
Drejtori i Spitalit të Lushnjes Perin Vogli ka konfirmuar për Abcnews.al se si pasojë e kësaj ngjarje kanë mbetur të plagosur pesë persona. Ata janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Burime bëjnë me dije për ABC se disa persona të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Golf 5 kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov
Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave. m.v/abcnews.al