Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, pranë “Pushimit të shoferit”. Dy mjete një “Benz” dhe një furgon janë përplasur në kryqëzimin e fshatit Toshkëz.
Nga përplasja e fortë një person është plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.
Mjeti tip furgon pas përplasjes ka përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të disiplinuar trafikun në zonë.
Sipas informacioneve nga spitali i Lushnjes i lënduari një i moshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
/abcnews.al/


