Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

6 “sekrete” për një martese të lumtur

schedule21:58 - 23 Gusht, 2021

schedule 21:58 - 23 Gusht, 2021

Të zgjedhësh një person për të kaluar jetën nuk është aspak e lehtë. Me kalimin e viteve, ndodh që çiftet të kalojnë nëpër faza monotonie dhe pengesat zakonisht duhen kapërcyer. Sidoqoftë, ka disa “sekrete” që mund të ndihmojnë në një martesë të lumtur.

Kujdesu për veten.

Nuk është gjithmonë e lehtë të kujdesesh për veten por mund ta bësh këtë në nivelin që mundesh, fizikisht dhe mendërisht. Në këtë mënyrë i jepni shumë marrëdhënies sepse ndiheni më të sigurt dhe më mirë me veten.



Mos merrni asgjë si të mirëqenë.

Fakti që partneri juaj është bujar nuk do të thotë se mund të jetë i dhënë pas jush. Ai jep në marrëdhënie sepse zgjedh ta bëjë këtë dhe jo sepse është i detyruar. Prandaj, mos e merrni kurrë si të mirëqenë. Ai është unik dhe ju duhet t’ia tregoni çdo herë atij.

Mos ëndërroni që gjithçka të jetë perfekte.

Askush nuk është perfekt. Pavarësisht se sa dëshironi dhe sa i afroheni idealit, gjërat nuk do të jenë gjithmonë të përsosura. Mësoni të pranoni dhe papërsosmëritë e vogla si gjëra që ju bashkojnë.

Mësoni të falni.

Pikërisht sepse jo gjithçka mund të jetë perfekte, gabimet do të ndodhin. Disa më të vegjël, disa më të mëdhenj, por në fund, kur dikush ka ndërmend t’i përmirësojë, pse të mos përqendroheni tek lidhja që ju bashkon? Falni si për veten, ashtu dhe për partnerin tuaj.

Mos kini frikë të “hapeni”.

Kur martoheni me dikë, merrni një rrugë të përbashkët. Sidoqoftë, kjo nuk mund të bëhet kur nuk i “hapeni” atij. Si do të jetë ai në gjendje t’ju njohë mirë? Dijë çfarë të pëlqen dhe çfarë jo. Lëreni personin që keni zgjedhur të jetë njeriu juaj dhe e anasjellta.

Asnjëherë mos “kërcënoni” me ndarje.

Kjo mund të jetë një ndër taktikat më të këqija që bëni. Nuk është mirë të “kërcënoni” me ndarje pasi kjo nuk do të ndihmojë askënd. Në vend të kësaj, përpiquni të arrini një zgjidhje për problemin përmes dialogut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!