Fiorentina është në kërkim të përforcimeve dhe po tenton të rikthejë në Serie A një lojtar që ka spikatur me fanellën e Sampdoria.
Bëhet fjalë për mesfushorin Lucas Torreira, i cili është pjesë e Arsenalit në Premier League. Sipas Gianluca Di Marzio, Fiorentina ka ofruar 1.5 milion euro për ta huazuar.
Fiorentina are offering €1.5m loan fee to Arsenal for Lucas Torreira, as per @DiMarzio. Buy option included around €15m. Talks progressing. ??? #AFC #Fiorentina
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 23, 2021
Në marrëveshjen që po tentohet të arrihet do të ketë një klauzolë që i jep mundësinë klubit Vjollcë ta blejë për 15 milion euro. Palët janë ende në bisedime. /abcnews.al