Aktorja me famë botërore vishet nga stilistja shqiptare

schedule15:55 - 23 Gusht, 2021

schedule 15:55 - 23 Gusht, 2021

Krijimet e stilistes shqiptare, Teuta Matoshi kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e yjeve botërorë, mes tyre dhe aktorja amerikane Blake Lively. Aktorja e njohur feston ditëlindjen pas disa ditësh por festa ka nisur që në fundjavë.

Ajo ka zgjedhur të veshë një fustan të krijuar nga stilistja shqiptare, pamje të cilat i ka ndarë dhe me ndjekësit në profilin e saj në Instagram. Aktorja e ka kombinuar fustanin me një palë këpucë Christian Louboutin dhe aksesorët nga Lorraine Schwartz.