Rozana Radi është rikthyer në muzikë, pas katër vitesh pauzë. Ajo ka bashkuar forcat me Stinen dhe ka publikuar këngën me titull “Serenata”.
Ky klip është si një film me metrazh të shkurtër, ku Rozana ka zbuluar se për të kanë punuar mbi 100 veta.
Teksti i “Serenata” është shkruar nga vetë këngëtarja dhe vëmendje ka tërhequr një nga vargjet, ku Stine thotë: “Edhe një tjetër Rozi kryevepër”. Pasi siç dihet një frazë e tillë, Rozi e ka përdorur në këngën me Noizyn “Mister Yesterday”, me të cilin thuhet se kanë pasur kontradita.
Kjo ka lënë të kuptohet se mos ndoshta Rozi dhe Noizy kanë lënë pas “inatet” e vjetra dhe i janë rikthyer miqësisë së tyre./abcnews.al