Gjykata Serbe shpalli fajtorë katër të akuzuarit për djegien e Ambasadës Amerikane në Beograd

schedule16:23 - 14 Nëntor, 2017

schedule 16:23 - 14 Nëntor, 2017

Janë shpallur fajtorë nga drejtesia serbe katër të rinj serbë, të akuzuar për djegien e Ambasadës Amerikane në Beograd gjatë protestave kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Një gjykatë serbe shpalli fajtor katër serb të rinj për djegien e Ambasadës Amerikane gjatë protestave për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Tre prej tyre u liruan në mungesë dëshmisë.
Por, asnjë nga ta nuk është dënuar me burg në procesin e përsëritur që ngelet pengesë në marrëdhëniet e Serbisë me SHBA. Në vëzhgim të madh vendimi ka qenë edhe më i butë se sa herën e parë – dy vjet me kusht.
Mbrojtja e konsideron se ky rast i rendë, mbi të gjitha, është dashur të zgjidhet politikisht.
“Kjo është edhe vepër penale, por duhet ditur a janë fajtorë ata që dhanë urdhër të largohej sigurimi para ambasadës apo një grup i të rinjëve që kanë hedhur gur dhe ulëritur para saj”.
Gjykata ka ngritur këtë vit edhe një akuzë ndaj 5 policëve pasi konsiderohet se nuk kryen detyrën duke u larguar nga mbrojtja e ambasadës. Dëmi i shkaktuar ishte 900 mijë euro, por Uashingtoni kërkon drejtësi dhe jo dëmshpërblim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!