Unaza e Madhe në Tiranë, vijon shembja e ndërtimeve pa leje

schedule16:00 - 30 Nëntor, 2018

schedule 16:00 - 30 Nëntor, 2018

Inspektoriati për Mbrotjen e Territorit në Tiranë e ka përqëndruar aksioni për shembjen e ndërtesave pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe në rrethrrotullimin e doganës. Ndërkohë banorët sipas bashkisë, kanë nisur të bashkëpunojnë dhe të zhvendosen në banesat sociale.

Ndërtimet pa leje në gjurmën e Unazës së Madhe në Tiranë po vijojnë të shemben. Në ditën e katërt të punës Inspektoriati për Mbrojtjen e Territorit e përqëndroi punën në afërsi të rrethrrotullimi të doganës. Objektet që shërbenin për aktivetet social-ekonomike në këtë zonë dhe muret rrethuese të disa godinave u rrafshuan.

Ndërkohë bashkia thotë se familjet që iu prekën shtëpitë nga projekti kanë nisur të bashkëpunojnë dhe të zhvendosen në banesat sociale. Ajo përsërit thirrjen drejtuar banorëve që kanë ndërtuar pa leje në gjurmën e rrugës të aplikojnë për të përfituar strehim me prioritet apo bonus qiraje. Ndërkohë banorët që pronat i kanë të legalizuara i siguron se do të shpronësohen, sipas përcaktimeve ligjore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!