VIDEO/ Lazio e Sarrit nuk pyet për Empolin, fitore dramatike e Atalantës

schedule22:41 - 21 Gusht, 2021

schedule 22:41 - 21 Gusht, 2021

Lazio e ka nisur në mënyrën më të mirë kampionatin, kurse Atalanta vuajti kundër Torinos në transfertë. Gjithsesi ia doli të merrte pikët e plota në shtesa, me shifrat 1-2.

Maurizio Sarri ka debutuar me fitore kundër ish-ekipit që ishte trampolina për të: Empoli. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të Lazios, që e gjeti vetën në disavantazh pas katër minutash lojë. Bandinelli ndëshkoi portierin Reina, pas një pasimi të Nedim Bajramit.

Gjithsesi Lazio reagoi dhe me anë të Milinkovic-Savic e prishi festën e Empolit për dy minuta. Skuadra e Sarrit u çlirua dhe u hodh në kërkim të golit të epërsisë, që nuk vonoi.

Sapo kishin kaluar gjysmë ore lojë, Lazzari ndëshkoi Empolin për të dytën herë. Në fundin e pjesës së parë Lazio fitoi një penallti, që u kthye në fol nga Ciro Immobile, i cili vulosi ndeshjen në 1-3.

Ndeshja tjetër, në Torino mes vendasve dhe Atalantës, u mbyll me rezultatin barazim 1-1. Ekipi i Gasperinit shënoi me Muriel që në minutën e gjashtë dhe më pas u mundua të ruante epërsinë.

“Demat” nga ana tjetër ishin gjithë kohën duke tentuar golin e barazimit dhe vetëm 10 minuta para fundit të ndeshjes e kanë gjetur me të zakonshmin Andrea Belotti, i cili u ndihmua edhe nga një devijim që një prej mbrojtësve miq i bëri topit.

Atalanta u zgjua pas pësimit të golit dhe në minutat shtesë, me anë të Piccoli shënoi golin që kishte vlerën e tre pikëve dhe nxori duarbosh Torinon që u përpoq shumë dhe nuk meritonte të humbte. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!