Një doganier dhe tre persona të tjerë u arrestuan në doganën e Kapshticës. Sipas policisë doganieri Lulëzim Kodra është arrestuar për “shpërdorim detyre” pasi lejoi kalimin e 4 mjeteve me mall të dyshuar kontrabandë, pa ushtruar kontrollin përkatës. Kurse tre persona të tjerë dhe një i katërt që u shpall në kërkim akuzohen për “Kontrabanda me mallra të tjera”. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë tyre në Kpashticë./abcnews.al
Kapshticë, arrestohet doganieri dhe tre persona të tjerë
schedule14:49 - 30 Nëntor, 2018
schedule 14:49 - 30 Nëntor, 2018