Korça prej ditës së mërkurë është në festë. Prej Festës së Birrës të gjitha rrugët dhe sheshet janë mbushur plot me njerëz.
“Vijmë nga Greqia për Festën e Birrës. E kemi kaluar shumë mirë. Do të vazhdojmë deri në fund. Të gëzuar jemi.
Më kanë pëlqyer të gjitha, ambienti, birra, njerëzit, të gjitha” tha njëri prej qytetarëve. “Gëzuar, vijmë nga Durrësi, është shumë mirë, kam ardhur vetëm për festën e birrës” tha një tjetër.
“Sot po vijmë për Festën e Birrës, jemi korçarë dhe do ta kalojmë natën këtu” tha një tjetër.
Mbrëmjen e shkuar skena ku u kënduan artistët, më me zë u vesh kuq e zi. Orgesa Zajmi dhe Roland Kademi kanë ndezur skenën e improvizuar tek terminali i autobusëve me këngë patriotike.
Korçarët dhe pushuesit e shumtë nga vendi dhe bota kanë shijuar Birrën Korça. Kanë kënduar dhe kërcyer./ Abcnews.al