Psikologu britanik Ian Wallace është i specializuar në ëndrrat. Në këtë mënyrë ai analizon pacientët e tij në seanca dhe për këtë arsye ai konsiderohet një “ëndërrimtar”. Ka praktikuar këtë praktikë të veçantë të analizës për 30 vjet dhe deri më sot ka regjistruar dhe koduar më shumë se 150,000 ëndrra!
Gjatë hulumtimit të tij të gjatë, Wallace ka arritur në përfundimin se shumica e njerëzve, zakonisht shohim nëntë ëndrra specifike, të cilat tregojnë se në çfarë gjendje jemi kur i shohim, domethënë, ato zbulojnë mendimet tona më të thella.
Më poshtë do të gjeni njërën prej tyre dhe kuptimin e saj.
-Kur ndiejmë se jemi në rënie të lire
Çfarë do të thotë: Kur shohim në ëndërr se po biem, se po mbytemi, do të thotë që ne jemi veçanërisht të varur nga një situatë specifike në jetën tonë.
Çfarë duhet të bëni: Mos mendoni vazhdimisht se ne po humbisni kontrollin e situatës që ju shqetëson. Ndaloni të ndiheni i varur nga të tjerët dhe mbështetuni në forcat tuaja. Duhet të jeni i sigurt në vetvete./abcnews.al