Bayern Munich nuk ia ka dalë të bindë Tottenham për të shkëmbyer Tanguy Ndombele me mesfushorin tjetër francez, Corentin Toliso.
Dy klubet biseduan me terma konkretë për të arritur në një marrëveshjes, por londinezët e refuzuan propozimin e bërë nga kampionët e Gjermanisë.
Tottenham do për mesfushorin 24-vjeçar 60 milion euro, aq sa e ka blerë para dy vitesh nga Lyon.
Bayern nga ana tjetër ofronte 20 milion euro dhe kartonin e Toliso, çka nuk është pranuar nga Tottenham. /abcnews.al