Nga Spartak Ngjela
Çdo shoqëri, në çdo kohë historike, ka defektet dhe cilësitë e veta.
Cilat duket se janë sot defektet tona?
Tetë janë defektet tona thelbësore, në këtë kohë historike që po jetojmë.
Ne shqiptarëve:
- Na mungon qartësia në lidhje me atdheun: pa atdhe, je jetim.
- Me mendjelehtësi, mendojmë se diku gjetkë është më mirë, dhe e kuptojmë se në Shqipëri është më mirë nga kudo, vetëm atëherë kur jemi larguar prej saj.
- Nuk i respektojmë elitat, dhe adhurojmë njeriun e rëndomtë.
- Dashuria për njeriun e rëndomtë, na ka hequr mundësinë e zhvillimit të madh.
- Midis një gënjeshtre të madhe dhe një të vërtetë të vogël brenda saj, adhurojmë gënjeshtrën e madhe.
- Nuk jemi pasionantë ndaj dogmave fetare, por i duam shumë përrallat për historinë false, dhe na magjepsin tregimet antishkencë.
- Kemi inteligjencë të lartë, por nuk e vëmë në lëvizje atë në Shqipëri, por jashtë Shqipërisë
- Deri tani, që nga viti 1912, të gjitha elitat politike, kanë shitur interesin kombëtar.
/Abcnews.al