Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kongresmeni i SHBA në Shqipëri, vizitoi bazën e Kuçovës ku NATO do të investojë 58 mln dollarë

schedule17:23 - 20 Gusht, 2021

schedule 17:23 - 20 Gusht, 2021

Ambasadorja amerikanë Yuri Kim ka pritur dy ditët e fundit në Shqipëri, Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley.

Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe, sipas Ambasadës Amerikane, ai  në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua edhe me kryediplomaten, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës.

Kjo bazë, do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’u modernizuar në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.



POSTIMI

“Ambasadorja Kim mirëpriti Kongresmenin e Shteteve të Bashkuara Mike Quigley në Shqipëri këtë javë. Kongresmeni përfaqëson distriktin e 5-të të Illinois dhe në datat 18 dhe 19 gusht ishte në Tiranë, ku u takua me Ambasaroren Kim, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefin e Shtabit Begaj dhe vizitoi bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të marrë një financim prej 58 milionë dollarësh nga NATO, për t’a modernizuar atë tërësisht, në mbështetje të transportit ajror, logjistikës, politikave ajrore dhe trajnimeve të NATO-s.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!