Vuri zjarrin në Shebenik-Jabllanicë dhe kërcënoi me armë policët, shpallet në kërkim i riu

schedule09:36 - 20 Gusht, 2021

schedule 09:36 - 20 Gusht, 2021

Një 20-vjeçar nga Përrenjasi është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie.

Sipas policisë, i riu Igli Halili, dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës dë Zonave të Mbrojtura.

Njoftimi i policisë:

Dogji me zjarr një sipërfaqe toke  shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.

Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas,  shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës dë Zonave të Mbrojtura.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!