Arapi i jep fund me futbollin e luajtur, Teuta e përshëndet me përzemërsi

schedule10:17 - 19 Gusht, 2021

schedule 10:17 - 19 Gusht, 2021

Renato Arapi mori dje vendimin surprizë të mbylljes së karrierës në moshën 34-vjeçare. Ai sezonin e shkuar plotësoi edhe ëndrrën për t’u shpallur kampion në qytetin e lindjes. Pas tre sezonesh në Durrës dhe një karriere të pasur me plot trofe, palët janë ndarë dhe Teuta i ka shprehur lamtumirën në rrjetet sociale.

POSTIMI I TEUTËS – Renato Arapi i thotë “mjaft” futbollit të luajtur. Kapiteni i Teutës, zyrtarisht “var këpucët në gozhdë” pas tre sezonesh të suksesshme në klubin e Teutës. Faleminderit përzemërsisht Kapiten!

3-shit të skuadrës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe tre vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe kapiteni Renato Arapi, i ka thënë mirupafshim njëri-tjetrit duke i lënë një dere të hapur për të ardhmen.

Si çdo fillim tjetër që e ka fundin edhe në futboll një fillim çdo herë do ta ketë mbarimin. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit , Kupës së Shqipërisë, dhe Superkupes, sepse ishte vetë kapiteni që kishte premtuar se nuk do largohet nga Teuta pa i sjellë trofe.

Ishim krenar si klub që shiritin e kapitenit në dy edicionet e fundit e mbajti mbrojtësi më i mirë në Shqipëri, Renato Arapi. E mbase edhe si kapiten arriti ta ngrinte trofeun historik të Kampionatit të fituar më 26 maj.

Kontributi i madh i Renatos për klubin dhe fanellën e klubit të vendlindjes do kujtohet përgjithmonë. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë kapitenit! Shumë suksese në vazhdim kampion! /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!