Romelu Lukaku u largua, Alexis Sanchez është i dëmtuar dhe Simone Inzaghi ka nevojë për sulmues. Ardhja e Edin Dzeko e ka gëzuar trajnerin e Interit, por boshnjaku nuk mjafton.
Pesë lojtarë janë në listën e drejtuesve të kampionëve të Italisë. Dëshirat kryesore janë Joaquin Correa i Lazios dhe Marcus Thuram i M’Gladbach.
Argjentinasi pëlqehet shumë nga Inzaghi, por Lotito kërkon 37 milion euro për të lënë të lirë 27-vjeçarin, shumë që Interi nuk e ka ndërmend ta paguajë.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit italian po insistojnë te Mino Raiola që të bindë M’Gladbach të ulë pretendimet prej 35 milion eurosh që kanë për të lënë të lirë francezin Thuram.
Interesim ka edhe për Lorenzo Insignen, por duhet pritur se çfarë do të ndodhë me rinovimin e kapitenit të Napolit. Dy emrat e tjerë janë Luka Jovic (Real Madrid) dhe Moise Kean (Everton), por vetëm për huazime. /abcnews.al


