Nahitan Nandez afër largimit nga Serie A. Mesfushori uruguaian ka edhe tre vite kontratë me Cagliarin, por ka vendosur të nisë një aventurë të re në karrierë.
Interi e tentoi, por nuk ia ka dalë të gjejë një marrëveshje me klubin sard. Ditët e fundit është futur në garë edhe Tottenham për shërbimet e 25-vjeçarit latin.
GDS shkruan se në Londër po punojnë për të siguruar Nandez në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit për shumën e 30 milion eurove. /abcnews.al