Durrës- Është gjetur trupi i pajetë i një 22-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalëzit.
Sipas policisë trupi i pajetë i përket 22-vjeçarit A.S, banues në Tiranë, i cili u mbyt më datë 17 gusht në Gjirin e Lalëzit.
Njoftohet se ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të trupit të pajetë.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 17.08.2021, se te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A.S., ju informojmë se:
Ditën e sotme rreth orës 08:15, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerren nga deti të trupit të pajetë për të cilin dyshohet se është shtetasi A. S., 22 vjeç, banues në Tiranë.
e.l./abcnews.al/