Muriqan/Shkodër – Një shumë prej 50 mijë eurosh të padeklaruara është sekuestruar në doganën e Muriqanit.
Sipas policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar.
Njoftimi i policisë:
Muriqan/Shkodër- Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të parave në kufi.
Sekuestrohen 50.000 Euro, procedohet penalisht poseduesi.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizës së rriskut, shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar një automjet tip Audi.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin tip Audi që drejtohej nga shtetasi B. M. 31 vjeç banues në Tiranë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në një valixhe 50.000 Euro, të cilat shtetasi B. M. nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Shkodër, u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. M. për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë“ dhe materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
e.l/abcnews.al/